STRASBURG – Von der Leyen: BE planifikon të ngrijë mbështetjen për Izraelin

STRASBURG, 10 shtator /ATSH/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen tha se planifikon të ngrijë mbështetjen për Izraelin – që ofrohej nga dega ekzekutive e Bashkimit Evropian, e cila nuk kishte nevojë për miratimin e 27 vendeve anëtare, sipas AP.
Nuk është ende e qartë se sa mbështetje financiare i ofron Izraelit dega ekzekutive , e njohur si Komisioni Evropian, dhe se për çfarë përdoret ajo.
“Ne do ta pezullojmë mbështetjen tonë dypalëshe për Izraelin. Do të ndalojmë të gjitha pagesat në këto fusha, pa ndikuar në punën tonë me shoqërinë civile izraelite ose “Yad Vashem”, u tha Von der Leyen ligjvënësve të BE-së – duke iu referuar Qendrës Botërore të Përkujtimit të Holokaustit.
Komisioni gjithashtu i jep mbështetje Autoritetit Palestinez. //a.i/