E Diel, 1 Nëntor 2026

RIAD – Arabia Saudite mbledh ministrat e Jashtëm arabë mes tensioneve me Iranin

KAJRO, 18 mars /ATSH-DPA/ – Arabia Saudite ka ftuar ministrat e Jashtëm nga një sërë vendesh arabe për bisedime sot në mbrëmje në Riad, njoftoi Ministria e Jashtme saudite, në sfondin e luftës me Iranin në Lindjen e Mesme.

Sipas ministrisë, bisedimet synojnë të nxisin konsultimet dhe koordinimin për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Nuk janë dhënë detaje mbi vendet e ftuara apo numrin e ministrave që pritet të marrin pjesë.

Irani ka goditur në mënyrë të përsëritur Arabinë Saudite dhe shtete të tjera të Gjirit me raketa dhe dronë që nga fillimi i konfliktit të nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›