RIAD – Dy dronë iranianë interceptohen pranë kompleksit të ambasadave

RIAD, 18 mars /ATSH-AFP/ – Arabia Saudite njoftoi sot se ka interceptuar dy dronë që synonin kompleksin diplomatik të kryeqytetit, ndërsa Irani vijon goditjet hakmarrëse ndaj vendeve fqinje në Gji.
”Dy dronët u rrëzuan ndërsa po përpiqeshin të afroheshin pranë kompleksit të ambasadave në Riad”, bëri të ditur Ministria saudite e Mbrojtjes në rrjetin social X.
Më herët, autoritetet kishin raportuar për interceptimin e disa dronëve në provincën lindore, si dhe të një rakete balistike pranë bazës ajrore Prince Sultan, në juglindje të Riadit./ /Ad.Ab./ a.jor.