E Enjte, 5 Nëntor 2026

RIGË – Letonia investon 20 milionë euro për prodhimin e droneve

RIGË, 27 maj /ATSH-DPA/- Letonia ka planifikuar të investojë 20 milionë euro (22 milionë dollarë) në prodhimin e dronëve ushtarakë, tha sot ministri i Mbrojtjes Andris Spruds, në Rigë.

“Në mënyrë metaforike, ne mund të flasim për një ushtri me dronë”, shtoi Spruds. Investimi do të kryhet për krijimin e infrastrukturës si dhe blerjen e dronëve, disa prej tyre nga kompani letoneze.

“Ne po forcojmë të gjithë ekosistemin dhe në të njëjtën kohë industrinë tonë, e cila është në gjendje të krijojë, zhvillojë dhe prodhojë këto teknologji për forcat tona të armatosura dhe për të mbështetur Ukrainën”, shtoi ai.

Një terren testimi për dronet do të hyjë në veprim në zonën e manovrave ushtarake të Selonisë gjatë verës dhe pilotët do të trajnohen në nivele të ndryshme në sektorin e mbrojtjes.

Letonia dhe Britania e Madhe janë vendet kryesore në një partneritet që planifikon të furnizojë Ukrainën me një milion drone.

Dhjetëra anëtarë, përfshirë Gjermaninë, janë zotuar të investojnë në prodhimin e dronëve dhe të furnizojnë me drone dhe pjesë këmbimi Ukrainën. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›