RIGË – Letonia miraton 10 milionë euro për t’i siguruar Ukrainës predha artilerie

RIGË, 14 maj /ATSH-DPA/- Letonia do të kontribuojë me 10 milionë euro (11 milionë dollarë) për një nismë çeke që synon t’i sigurojë Ukrainës rreth 800 000 predha artilerie.
“Letonia do të dorëzojë gjithashtu rreth 1000 dronë ajror në Ukrainë në qershor”, njoftuan sot kryeministrja Evika Siliņa dhe ministri i Mbrojtjes Andris Sprūds pas një takimi të kabinetit.
Ukraina ka kërkuar prej disa muajsh predha artilerie për të shmangur pushtimin rus.
Mungesa e predhave ka kontribuar në vendosjen e forcave të saj në mbrojtje duke i ekspozuar gjatë avancimeve të reja nga Rusia javën e kaluar.
Ushtria ukrainase, e cila ka mbrojtur vendin nga trupat ruse për më shumë se dy vjet, është gjithnjë e më shumë në rrezik për shkak të mungesës së predhave.//a.i/