E Enjte, 5 Nëntor 2026

RIGË – Lituania nis votimet në zgjedhjet parlamentare

RIGË, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Votuesit do të drejtohen sot në qendrat e votimit për të ushtruar të drejtën e tyre në zgjedhjet parlamentare në Lituani -me partinë qeverisëse Bashkimi Atdheu që pritet të përballet me një betejë për të siguruar një mandat tjetër në pushtet.

Të 141 vendet në Seimas, parlamenti njëdhomësh i vendit, janë në dispozicion në dy raundet e votimit këtë muaj.

Sondazhet sugjerojnë se Partia Socialdemokratike e opozitës mund të bëhet forca më e fortë, me gjashtë parti që ka gjasa të hyjnë në parlament.

Qeveria aktuale e koalicionit tripartiak nën drejtimin e kryeministres Ingrida Simonyte mund të luftojë për të fituar një shumicë tjetër.

Këto janë zgjedhjet e nënta që po zhvillohen në Lituani që kur vendi rifitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në 1991.

Vendi baltik tani është anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s.

Fushata zgjedhore është fokusuar kryesisht në çështjet e politikës së brendshme dhe sociale – mes hijes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sipas sistemit zgjedhor të Lituanisë, 70 vende në Seimas ndahen me përfaqësim proporcional, ndërsa 71 prej tyre përfaqësojnë njësitë elektorale me një anëtarë dhe do të duhet një balotazh dy javë më vonë nëse asnjë parti nuk fiton shumicën. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›