RTSH-ja në pritje të Godosë
Këto ditë në Kosovë është ndezur një debat, që ka në qendër transmetuesin publik audioviziv, Radio Televizionin e Kosovës, i cili akuzohet se po keqpërdor paratë e buxhetit që i jep shteti, për të paguar produksione të jashtme, me vlera që shkojnë në miliona euro, me kontrata favorizuese, që pretendohet të jenë dhënë në kushtet e konfliktit të interesit, me lidhje miqësie, politike e nepotizmi. Çështja është ngritur në Parlament nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar mbi mënyrën e menaxhimit të buxhetit nga ana e Radio Televizionit të Kosovës.
Natyrisht që nuk marr përsipër të analizoj këtë rast, por dua të risjell në vëmendje të publikut, mënyrën se si debaton e reagon shoqëria në Kosovë. Edhe pse shtet i ri, Kosova ka shumë se ç’t’i mësojë Shqipërisë në këtë drejtim. Përtej rezultatit, instrumenti parlamentar është një nga më të përdorurit. E kemi ende të freskët në kujtesë, pak muaj më parë, aksionin e suksesshëm të mediave të bashkuara me një pjesë të konsiderueshme të deputetëve, e të vetë Presidentes së Kosovës, për heqjen nga Kodi Penal të neneve, që sanksionin shpifjen dhe zbulimin e burimit të informacionit nga gazetarët.
Duke u rikthyer tek situata e medias publike, duket pranuar se politizimi dhe anshmëria në informacion janë të pranishme në Kosovë, si në rastin e simotrës RTSH në Shqipëri, por mënyra e reagimit është krejt e ndryshme. Në Shqipëri, indiferenca, si tipar i kudohasur, shoqërohet me arrogancën e atyre që përcaktojnë prioritetet dhe RTSH-së, i akumulohen problematikat.
Shqetësimi për Radio Televizionin Publik në Shqipëri, veçanërisht për politikën e tij editoriale, nuk është as i ri e as i panjohur. Shumë kolegë gazetarë, komentatorë apo ekspertë të medias kanë evidentuar në nivel profesional, shqetësimin në rritje për anshmërinë e dukshme e të matshme të transmetuesit publik, që financohet “me detyrim” edhe nga taksat e qytetarëve, në një kohë kur operatorët audiovizivë privatë ofrohen pa pagesë dhe konkurrojnë me cilësi e shikueshmëri. Kjo nuk është e ardhura e vetme, sepse taksa e aparatit dhe buxheti i shtetit janë vetëm dy nga dhjetë mënyrat, që neni 118 i ligjit, i njeh RTSH-së për sigurimin e financimeve. Sipas nenit 119, të ligjit në fuqi për median audiovizive, “Taksa për aparatin marrës vilet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe derdhet në llogarinë e RTSH-së në fund të çdo viti. Prej vitit të kaluar, taksa e aparatit marrës është rritur në vlerën 1200 lekë në vit për familje dhe parashikimi i buxhetit për të ishte 3.15 milionë euro, një shifër e konsiderueshme, edhe pse pak më e ulët se 4 milionë eurot e një vit më parë. Performanca e transmetuesit publik nuk është aspak në nivelin e këtyre shifrave dhe jam e sigurt se pjesa më e madhe e lexuesve, e ka “harruar” mund të informohen për çka ndodh në vend e botë, edhe nëpërmjet RTSH-së, për të cilën paguajnë jo pak çdo vit.
Nëse në vitin 2006, kur u shkarkua drejtori i atëhershëm i RTSH, motivimi publik ishte mes të tjerash, se RTSH e kishte shmangur për vite me radhë, me vetëdije të plotë të drejtuesve të saj, debatin publik, duke e kthyer në një transmetues, që i shërbente interesave të ngushta të drejtuesve të vet, e lidhjeve të tyre politike, sot mund të thuhet, se transmetuesi publik është në këtë situatë me vetëdije të plotë, edhe të aktorëve politikë, që kanë mandatin qytetar për të monitoruar punën e këtij transmetuesi. Sot, Radio Televizioni Publik, nuk arrin të konkurrojë me televizionet private dhe politika e tij redaksionale është e vetëorientuar politikisht, me përpikërinë e reflekseve të njohura të Pavllovit. Një situatë e gjeneruar edhe nga mungesa e legjitimitetit zyrtar të drejtuesve të RTSH-së. Kjo pasi anëtarëve të mbetur të Këshillit Drejtues të RTSH-së (një pjesë e 11 anëtarëve, prej kohësh janë në detyra të tjera, të papajtueshme me funksionin), si organi më i lartë vendimmarrës, i ka mbaruar mandati që në gusht të vitit 2011. Këshilli Drejtues, mes të tjerash, “emëron dhe shkarkon drejtorin e përgjithshëm, miraton platformën, strukturën organizative dhe strukturën programore të RTSH-së, mbikëqyr paanshmërinë, objektivitetin dhe tërësinë e informacionit radioteleviziv, miraton kriteret kryesore për marrjen në punë, vlerësimin e punës dhe shpërblimin e punonjësve, këshillon drejtorin e përgjithshëm në lidhje me programet”. Sipas hierarkisë, edhe drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, i ka përfunduar mandati 5-vjeçar, që në nëntor 2011. Ndërsa sipas parimit të vazhdimësisë, edhe pse pa mandat, personat e mësipërm duhet të vijojnë funksionet, a mund të kenë këta funksionarë, për inerci të vazhdimësisë edhe plotfuqinë e një mandati zyrtar?
Në një vështrim të shpejtë statutit të RTSH-së (meqë ra fjala, pjesa e legjislacionit nuk gjendet më, si dikur, në faqen zyrtare të RTSH-së), Neni 4 saktëson se “Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, si menaxher kryesor i këtij sistemi, përfaqëson RTSH-në dhe vepron në emër të këtij institucioni në të gjitha marrëdhëniet juridike me persona të tretë, në të gjitha transaksionet ku palë është RTSH-ja, përveç atyre të pasurive të paluajtshme.
Në mungesë të Drejtorit të Përgjithshëm, RTSH përfaqësohet nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm dhe në mungesë të tij, nga njëri prej drejtuesve të RT-së ose të TVSH-së, i cili autorizohet me shkrim nga Drejtori i Përgjithshëm. Autorizimet e përfaqësimit për më shumë se 60 ditë duhet të miratohen nga Këshilli Drejtues”. Është e dukshme se, ashtu si në shumë aspekte të tjera të vendimmarrjes në Shqipëri, edhe RTSH-ja ka mbetur peng e vendimmarrjes dhe e prioriteteve të politikës. Prej më shumë se një viti projektligji “Për transmetimet me zë dhe/ose me zë dhe figurë”, po diskutohet edhe me grupet e interesit në komisionin parlamentar për edukimin dhe mjetet e informimit publik. Në fundmarsin e këtij viti, mazhoranca dhe opozita e gjetën emëruesin e përbashkët për formulën e përzgjedhjes me konsensus të anëtarëve të Bordeve Drejtuese të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit dhe të Këshillit Drejtues të RTSH-së, por miratimi i ligjit në tërësi, nuk duket të jetë i afërt.
Pjesa më e vështirë duket kalimi nga transmetimet analoge në numerike, pasi është një proces me kosto të lartë financiare, që pritet të kërkojë subvencion nga shteti, por ndërkohë situata absurde me drejtuesit pa mandate, e në pritje, veçse i shton dimensionin metafizik Beketian, situatës në transmetuesin publik në Shqipëri.
Informimi, edukimi dhe argëtimi publikut, duke i shërbyer kombit, të gjitha grupeve të shoqërisë, përfshirë edhe pakicat kombëtare, nëpërmjet një mbulimi të paanshëm të lajmeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare. Kjo është në mënyrë të perifrazuar, pjesa thelbësore e misionit të humbur, por edhe e detyrimeve ligjore që i rrjedhin Radio Televizionit Shqiptar nga ligji Nr. 8410 (Kreu VIII), i vitit 1998, e i përmirësuar pjesërisht ndër vite, pa efekte pozitive tek përmbushja korrekte e misionit të RTSH-së, si dhe nga vetë Statuti i transmetuesit publik, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2000. Sipas nenit 84 të ligjit, RTSH-së i ndalohet me ligj propaganda politike, e megjithatë, ashtu si para viteve ‘90, operatori audioviziv publik vazhdon qetësisht misionin e tij joformal, atë të pasqyrimit të interesave të partisë në pushtet, të konstatuara gjerësisht edhe në raportet ndërkombëtare mbi progresin e vendit nga Komisionit Europian, të organizatës “Reporterët pa kufij”, IREX-it me Indeksin vjetor të monitorimit të mediave, apo edhe në Raportin e përvitshëm të të drejtave të njeriut, të Departamentit Amerikan të Shtetit. Vendin e propagandës së dikurshme, e ka zënë servilizmi militantesk i drejtuesve të këtij operatori ndaj forcës politike në pushtet. Për pasojë, interesi publik është ai që vlen më pak në përgatitjen e përcjelljen e lajmeve në RTSH. Pjesa dërrmuese e edicioneve informative, e reflektuar edhe në raportet mujore monitoruese të KKRT, apo të Institutit të Medias, e zënë lajmet me objekt punën e qeverisë, e partive politike të preferuara të qeverisë, e nëse ka hapësirë, brenda minutazhit që programacioni i jep informacionit, vijohet me lajme të tjera, të cilat duhet të mbyllen shpejt, pasi është radha e speciales së zgjeruar të aktiviteteve ditore të qeveritarëve. Natyrisht që kjo situatë është e mbartur vit pas viti dhe lulëzon edhe në kushtet e drejtuesve pa mandat të RTSH-së.
Në pritje të ligjit të ri të medias, që shpresohet t’i japë frymëmarrje RTSH-së, për një rikthim tek interesi publik, deformimi deri në kufijtë e ekstremit i misionit për të cilin është krijuar ky transmetues publik do vazhdojë, ndërsa do jemi të zënë duke u përgatitur për të kremtuar 100-vjetorin e shtetit tonë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)