Ibrahimi: Gruevski është fashist, ligji për “branitellat” racist
MAQEDONI - Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi sërish ka akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski si fashist, duke nxitur një zënkë verbale me deputetin e VMRO-DMNE, Vele Georgievski, i cili kërkoi nga kryetarja e komisionit parlamentar për punë dhe politikë sociale që të mos ofendohet kryeministri i vendit.
Mirëpo, pas mbylljes së punimeve të këtij komisioni që për 10 ditë me radhë po debaton për Projekt – ligjin për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë “branitellat” ka shpërthyer zënka midis deputetit Ibrahimi dhe Georgievski.
Ibrahimi ka përsëritur akuzat se kryeministri Gruevski është fashist dhe se ai ka tërhequr vërejtjen se nuk do të kalojë ligji për “branitellat”.
“Kryeministri është fashist. Unë ashtu mendoj dhe vazhdimisht e përsëris”, ka theksuar Ibrahimi para syve të deputetit Georgievski. Ai gjithashtu i ka bërë me dije se ligji për të ashtuquajturit “branitellat” nuk do të kalojë dhe nuk është mirë të kalojë një ligj i tillë racizmi. Zënka dhe fjalët e shkëmbyera midis dy deputetëve kanë ndodhur në prani të ekipeve të gazetarëve që kanë lancuar video materialin, raporton agjencia e lajmeve ina.
(a.k/BalkanWeb)