E Diel, 1 Nëntor 2026

RTSH siguron pamjet e arrestimit të autorit që tentoi grabitjen e Bankës në Tiranë (Video)

Ky është momenti kur autori i grabitjes së mbetur në tentativë në një bankë në Tiranë arrestohet nga policia.

Policia njoftoi zyrtarisht se ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 në Rrugën e Kavajës, ku 58-vjeçari B.Fusha hyri në bankë i armatosur me një automatik dhe qëlloi në dysheme duke shkaktuar panik e tronditje të personat e pranishëm dhe punonjësit e bankës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Policia ndërhyri menjëherë dhe 58-vjeçari u arrestua nga policia pa arritur të finalizonte grabitjen. Rtsh.al ka siguruar pamjet nga momenti i arrestimit të autorit, teksa një efektiv i vendos prangat dhe një tjetër mban armën e drejtuar deri në neutralizimin e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›