E Shtunë, 31 Tetor 2026

RTV Bosnja heq programet informative

Nga Express më 20 janar 2011 në ora 18:30

Radiotelevizioni i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës ka hequr programin informativ nga skema programore e këtij shërbimi publik.

Bordi drejtuesi i RTV FBiH-së hoqi plotësisht programet informative të lajmeve edhe pse sipas ligjit programet informative kryejnë funksionin bazë të emetuesve publik.

Rregullorja e re e shërbimit publik boshnjak ka pushuar së funksionuari programin informativ, ndërsa gazetarët janë shpërndarë nëpër redaksitë e tjera.

Në RTV FBiH do të funksionojnë programet dhe redaksitë zbavitëse, dokumentare dhe programet për fëmijë dhe të rinj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›