E Diel, 1 Nëntor 2026

RUSI – Araghchi takon Putinin: Irani është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm

SHËN PETERBURG, 27 prill /ATSH-AFP/- Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha sot se Republika Islamike ishte e qëndrueshme dhe e fuqishme gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin, raportoi televizioni shtetëror rus.

Gjatë diskutimeve në Shën Peterburg, Araghchi deklaroi se që nga lufta e nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, bota tani e ka kuptuar fuqinë e vërtetë të Iranit dhe se është bërë e qartë se Republika Islamike është një sistem i qëndrueshëm dhe i fuqishëm.

Ai shtoi se Rusia qëndronte në solidaritet me Iranin dhe se të dy vendet do të vazhdonin partneritetin e tyre strategjik.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi mbërriti sot në Rusi për bisedime me presidentin Vladimir Putin, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit.

Më herët, Araghchi tha për mediet iraniane se po udhëtonte në Rusi me qëllim vazhdimin e konsultimeve të ngushta midis Teheranit dhe Moskës mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›