RUSI – Forcat ajrore shkatërrojnë dronët ukrainas të nisur drejt Moskës

MOSKË, 21 gusht /ATSH-DPA/- Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 45 dronë të nisur nga Ukraina gjatë natës, dhe 11 prej tyre u shkatërruan mbi rajonin e Moskës, tha sot Ministria e Mbrojtjes.
“Disa nga avionët pa pilot ukrainas u rrëzuan disa dhjetëra kilometra në jug të kufijve të qytetit të kryeqytetit”, sipas kryebashkiakut të Moskës Sergei Sobyanin, i cili e përshkroi atë si një nga përpjekjet më të mëdha të Kievit deri më tani për të sulmuar qytetin.
“Aeroportet në Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovsky në jug dhe lindje të Moskës u mbyllën përkohësisht gjatë natës për arsye sigurie”, sipas autoritetit të kontrollit të trafikut ajror Rosaviatsiya.
Ministria e Mbrojtjes tha se 23 dronë u rrëzuan në rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën.
Fillimisht nuk kishte asnjë informacion të pavarur dhe as detaje nga forcat e armatosura të Ukrainës. //a.i/