E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

RUSI – Kremlini: Deklarata e Zelenskyt për paqen pozitive, Minsku vendi më i mirë për negociata

MOSKË, 5 mars /ATSH-ANSA/ – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi sot se ai e sheh “pozitivisht” deklaratën e Volodymyr Zelensky se ai është gati për negociata paqeje nën udhëheqjen e Donald Trump, por theksoi se deri më tani një dekret i vetë presidentit ukrainas që ndalon negociatat me rusët mbetet në fuqi.

“Pyetja është me kë të ulet. Për momentin, ndalimi ligjor i presidentit ukrainas për mbajtjen e negociatave me palën ruse mbetet në fuqi. Prandaj, qasja e përgjithshme është pozitive, por nuancat nuk kanë ndryshuar ende”, deklaroi Peskov.

”Për Rusinë, Minsku është vendi më i mirë për të zhvilluar negociata me Ukrainën dhe SHBA-në, siç propozohet nga presidenti i Bjellorusisë. Bjellorusia është aleatja jonë kryesore, kështu që është vendi më i mirë për negociata”, u citua të ketë thënë Peskov nga agjencia Interfax, megjithëse ai shtoi se ”deri më tani nuk ka pasur asnjë diskutim rreth vendit të mundshëm të bisedimeve”./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›