RUSI – Moska nuk e pranon armëpushimin me Ukrainën të propozuar nga SHBA

MOSKË, 13 mars /ATSH-adnkronos/ – Rusia po kërkon një zgjidhje afatgjatë të krizës ukrainase, një zgjidhje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e saj, deklaroi këshilltari për politikën e jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.
”Armëpushimi i propozuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilin Kievi e pranoi, është një veprim i nxituar që vetëm do t’i japë Ukrainës kohë për t’u rikuperuar nga presioni që Rusia po ushtron mbi trupat e saj”, shtoi ai.
“Askush nuk ka nevojë për masa që thjesht imitojnë veprimet paqeruajtëse në Ukrainë”, shtoi Ushakov.
Ushakov, i cili dje pati një bisedë telefonike me këshilltarin amerikan për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, tha se “Rusia shpreson që Shtetet e Bashkuara të marrin parasysh kërkesat e saj” dhe se ”aderimi i Ukrainës në NATO nuk mund të diskutohet në kontekstin e zgjidhjes së krizës”./ /os/