RUSI – Ryabkov: Moska pret angazhim real nga SHBA për zgjidhjen e krizës në Ukrainë

MOSKË, 5 shtator /ATSH – ANSA/ – Çështja kryesore, sipas Moskës, është të kuptohet se deri në çfarë mase administrata amerikane është e gatshme të angazhohet realisht në kërkimin e një zgjidhjeje për krizën aktuale, duke marrë parasysh situatën në terren. deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, në prag të takimit mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
“Çështja kryesore është se deri në çfarë mase administrata amerikane është e gatshme të investojë në kërkimin e një zgjidhjeje reale për krizën aktuale, duke marrë parasysh situatën në terren”, deklaroi Ryabkov, sipas agjencisë ruse.
Ai shtoi se “kjo situatë nuk po zhvillohet në favor të Kievit”, duke lënë të kuptohet se Moska kërkon që zhvillimet ushtarake në terren të merren parasysh në negociatat e ardhshme për paqen. /os/