E Diel, 1 Nëntor 2026

BERLIN – Merz: Nuk do të lejojmë që AfD të shkatërrojë vendin me fjalët e saj

BERLIN, 5 shtator /ATSH – ANSA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Gjermania nuk do të lejojë që ekstremi i djathtë të dëmtojë vendin me retorikën e tij, në prag të zgjedhjeve rajonale në Saksoni-Anhalt.

“Ne nuk do të lejojmë që këta njerëz ta shkatërrojnë vendin tonë me fjalët e tyre”, tha Merz, duke iu referuar partisë së ekstremit të djathtë AfD, e cila kryeson ndjeshëm në sondazhet para zgjedhjeve.

Kreu i CDU-së kërkoi një përballje më të thelluar politike me AfD-në, duke theksuar nevojën për debat mbi përmbajtjen e qëndrimeve të kësaj partie.

“Duhet ta përballojmë më mirë këtë parti. Duhet të përballemi me përmbajtjen. Duhet të përballemi gjithashtu me mënyrën e përdorimit të fjalëve”, u shpreh kancelari gjerman, sipas DPA-së.

Merz theksoi gjithashtu se Gjermania mbetet një nga vendet më të pasura dhe më të sigurta në botë, si dhe një demokraci e qëndrueshme dhe e konsoliduar. Deklaratat e tij vijnë ndërsa AfD-ja synon një rezultat historik në Saksoni-Anhalt.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›