RUSI – Sulme ukrainase me dron në jugperëndim të vendit

LIPETSK, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Autoritetet ruse raportuan sot një sulm në shkallë të gjerë nga dronët ukrainas në rajonin Lipetsk të Rusisë jugperëndimore, rreth 200 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
“Lipetsk është i ekspozuar ndaj një sulmi masiv me dron”, citohet të ketë thënë guvernatori i rajonit të Lipetsk, Igor Artamonov.
“Mbrojtja ajrore po punon kundër tyre”, shkroi guvernatori në faqen e tij në Telegram.
Sipas Artamonov, një sistem elektrik u dëmtua kur një dron u rrëzua, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.
Artamonov tha se ”kishte pasur një shpërthim të objekteve të rrezikshme shpërthyese larg objekteve civile”./ /os/