E Hënë, 2 Nëntor 2026

RUSI – Tri viktima pas sulmeve të mbi 500 dronëve ukrainas

MOSKË, 17 maj /ATSH-ANSA/ – Tri viktima dhe disa dhjetëra të plagosur u regjistruan në vend, pas sulmeve të 556 dronëve ukrainas, të rrëzuar gjatë natës, deklaroi Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Mbrojtja ajrore kapi dhe shkatërroi 556 dronë mbrëmë. Mjetet ajrore pa pilot u rrëzuan mbi rajonet e Belgorodit, Kalugas, Kurskut, Oryolit, Bryanskit, Voronezhit, Tulas, Smolenskut, Pskovit, Lipetskut, Tverit, Rostovit, Krasnodarit dhe Moskës, si dhe mbi Krime, Detin e Zi dhe detin Azov”, shtoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Të paktën tri persona u vranë dhe disa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Guvernatori Andrey Vorobyov e shpalli këtë një sulm “në shkallë të gjerë” në zonën përreth kryeqytetit rus.

Mbi 70 dronë u rrëzuan.

Viktimat përfshijnë një grua të goditur brenda shtëpisë së saj dhe dy burra të vrarë, kur shtëpia e tyre u shemb.

Një person tjetër është bllokuar nën rrënoja.

Dhjetëra njerëz u plagosën gjithashtu, me 12 punëtorë në një kantier ndërtimi në kryeqytet dhe të tjerë në zonën përreth./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›