RUSI – Witkoff mbërrin në Moskë për bisedime mbi luftën në Ukrainë

MOSKË, 6 gusht /ATSH-DPA/ – I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, mbërriti në Moskë për bisedime me udhëheqjen ruse, raportuan agjencive ruse të lajmeve.
Vizita e Witkoff vjen pak para afatit të caktuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për udhëheqjen e Moskës për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës, përndryshe, Trump ka kërcënuar me sanksione kundër Rusisë dhe vendeve që blejnë naftë ruse.
Presidenti rus Vladimir Putin deri më tani nuk ka treguar shenja të tërheqjes. Megjithatë, ai ka arritur vazhdimisht ta bindë Witkoff se Rusia është vërtet e gatshme të negociojë.
Kjo është vizita e pestë e Witkoff në Moskë këtë vit.
Rusia nisi një luftë në shkallë të plotë kundër Ukrainës fqinje në shkurt 2022./ /os/