E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

RYCO, Muzhaqi: Miratohet buxheti dhe strategjia për vitin 2025, fuqizim i rinisë në rajonin tonë

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha sot se pas nëntë orësh diskutime online, me kolegë dhe të rinj nga Ballkani Perëndimor, si pjesë e bordit drejtues të RYCO (Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor), u miratua buxheti, plani i veprimit, strategjia dhe dokumentet e nevojshme për vitin 2025.

“Një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe fuqizimin e rinisë në rajonin tonë”, tha ajo në një postim në rrjetet sociale.

Objektivi i përgjithshëm i RYCO-s është që të mbështetet shoqëria civile në Ballkanin Perëndimor për të nxitur ruajtjen, ndërtimin e paqes, bashkëpunimin rajonal dhe mësimin ndërkulturor duke u ofruar të rinjve mundësi që krijojnë hapësirë për dialog, mësim të ndërsjellë dhe rritje të mirëkuptimit në të gjithë rajonin.

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›