Ra nga çatia e kishës, ndërron jetë prifti Kristaq Viso

Prifti i Korçës, Kristaq Viso, i cili u rrëzua nga çatia e kishës më 19 maj, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë me dije Mitropolia e Shenjtë Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme.
“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!
Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve.
“I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirtin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve! Qoftë e lumtur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, parajsë të mbarë o vëllai ynë i lumtur dhe i gjithmonë kujtuar!”, shkruan në Facebook Mitropolia e Shenjtë Korçë.
/rtsh.al/