E Shtunë, 31 Tetor 2026

Racizem ndaj Vangjelit Arisi ankohet ne UEFA

Presidenti i kesaj te fundit Petros Teodoridis ne nerva e siper i eshte versulur mbrojtesit te Kombetares shqiptare duke e fyer rende dhe duke i thene shqiptar m... te shk...ty dhe Shqiperine. Ka qene minuta e 70-te e lojes kur nje prej lojtareve te Arisit pas nje faulli eshte ndeshkuar me karton te verdhe ne afersi te pankines se kundershtareve te Panserraikosit. Ne stol ishte i pranishem edhe presidenti i skuadres greke Petros Teodoridis. Lojtaret e Arisit perfshi edhe Vangjelin jane afruar te arbitri per te protestuar per kartonin pasi mendonin se nuk ishte i drejte. Vangjeli ne fakt ka qene me pak aktivi dhe vetem eshte afruar te grumbulli i lojtareve pa bere polemika por presidenti i Panserraikosit sapo e ka pare ka filluar ta fyeje me ze te larte. Po ti shqiptar m...cfare do ketu Zhduku.
Klubi i Arisit eshte indinjuar per incidentin qe ka ndodhur me mbrojtesin e tyre dhe ka bere menjehere ankese ne Federaten Greke te Futbollit dhe ne UEFA. Ky eshte nje skandal. Ne presim qe te ndergjegjesohen tifozet dhe te respektojne lojtaret por na del nje president qe ben te tilla veprime. shte nje veprim i turpshem dhe qe do ti shkojme deri ne fund. Do ta denoncojme kete veprim racizmi ne UEFA. Ne raste te tilla neni 23 parashikon edhe humbjen ne tavoline te ekipit kundershtar por ne nuk do ta kerkojme nje gje te tille. Do kerkojme vetem qe te mbrojme lojtarin tone i cili ka kohe qe luan ne Greqi dhe ka nje sjellje shembullore. Ishte i pajustifikueshem gjesti i Teodoridhisit. Ne jemi njerez ne radhe te pare nuk ka rendesi nese jemi shqiptare apo greke. Keto gjera ne futboll duhet te marrin fund nje here e mire. Vangjeli eshte pjese e jona prej 10 vjetesh dhe do te mbrojme te drejtat e tij e te cdo lojtari tjeter. Ishte kjo deklarata e presidentit te Arisit Janis Kondis ne konferencen e djeshme per shtyp.
Mbrojtesi i Kombetares shqiptare ka pohuar per Panorama Sport incidentin e rende qe ka ndodhur te dielen dhe ka treguar me detaje perplasjen me presidentin e klubit te Panserraikosit. Shoket e mi po protestonin te arbitri per nje karton te verdhe dhe ndodheshin afer pankines se Panserraikosit. U afrova me teper per te qetesuar situaten dhe fillova te terhiqja shoket e mi kur papritur Teodoridis filloi te me fyente me nje fjalor banal. Ne fillim shtanga sepse nuk po e kuptoja arsyen e atij vreri. Ai filloi te me thoshte shqiptar m... te shk...ty dhe Shqiperine tende...familjen tende vellain tend. Me hipi gjaku ne koke per te qene i sinqerte por nderhyne shoket e skuadres dhe me larguan. Por akoma me e turpshme nga ana e presidentit te Panserriakosit ishte fakti qe nuk kerkoi ndjese pas ndeshjes per ate qe beri. Jo vetem kaq por doli ne media dhe pranoi se me kishte share ngaqe une po ofendoja lojtaret e tij tere ndeshjen. Qesharake sepse une asnjehere nuk kam folur gjate ndeshjes madje as me shoket e mi. Une dje te henen kam bere nje ankese ne Federaten greke dhe shpresoj qe ajo te merret parasysh ka thene nepermjet telefonit per Panorama Sport Kristi Vangjeli.

Jorgis Memo

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›