Regjisori Monicelli i jep fund jetes ne moshen 95-vjecare
I semure rende nga kanceri regjisori italian ka vendosur ti jape fund jetes. Mario Monicelli 95 vjec eshte hedhur nga kati i peste i spitalit San Giovanni ne Rome ku ishte shtruar qysh dy dite. Monicelli ishte nje nga me te medhenjte e kinemase italiane i cili ne mbi 50 filma si dhe shume krijime televizive dhe teatrore u mundua te tregoje kundershtite ne jeten e Italise moderne. I lindur ne Viareggio ne vitin 1915 pas disa eksperiencash te para si ndihmes regjisor dhe skenarist ne vitin 1949 realizon 4 filma si bashkregjisor. Nder ta mund te permendim Vita da Cani Jete qensh dhe Guardie e Ladri Roje dhe hajdute. Gjate karrieres se tij te gjate bashkepunoi me aktoret me te medhenj te kinemase italiane si Alberto Sordi Tot Vittorio De Sica Sophia Loren Marcello Mastroianni Vittorio Gassman Ugo Tognazzi Anna Magnani Paolo Villaggio Stefania Sandrelli Ornella Muti etj. ehste fitues i disa cmimeve nderkombetare si Davidi i Donatelos me filmin Amici miei Luanin e arte te Venecias me filmin Larmata Brancaleone dhe ka kandiduar dy here per cmimin Oskar.