E Shtunë, 31 Tetor 2026

Racizmi antishqiptar, gjykata greke denon vetëm 2 marinsa

Greqi- Gjykata ushtarake e Pireut ka denuar vetëm 2 prej 39 marinsave të cilët gjatë paradës kombëtare të 25 marsit 2010 leshuan thirrje antishqiptare.

Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, more derr shqiptar- kjo është fraza që perdoren marinsat grek, e cila shqetësoi jo vetëm popullin shqiptar por edhe ndërkombëtarët.

Gjykata denoi me 3 muaj e 15 ditë burg vetëm 2 prej 39 marinsave të një toge të marines ushtarake greke. Ata ishin akuzuar nga Komiteti i Helsinkit se kanë shkelur ligjin antiracizëm. Ndërsa u shpallën të pafajshëm 37 marinsat e tjerë.

Videoja e paradës ka shërbyer edhe si provë për gjykatën në të cilën dalloheshin qartë marinsat që hidhnin fraza raciste kundër shqiptarëve.

Senacat e rradhës janë zhvilluar nën tensione të shumta mes përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit dhe ultranacionalistëve grek. Mesohet se pala akuzuese dhe përfaqësuesi i Helsiknik nuk moren pjesë në seancën e sotme. Ndërsa gazetari që ka rregjistrua videon mbërriti nën masa të rrepta sigurie në sallën e gjyqit.

Ndërkohë sipas mediave të majta greke elemente fashistë janë bërë pjesë e ushtrisë, policisë dhe marinës greke.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Taksat e larta, skafet greke “preferojnë” flamurin shqiptar Greqi- Vendosja e flamurit shqiptar në skafet greke po përhapet...
  2. Pakicat greke në CENSUS- Athina zyrtare, dyshime mbi rezultatët Greqi- Madhësia e grupëve të pakica kombëtare dhe zonat ku...
  3. Rekomandimet greke AK: Turp, nënshtrimi ndaj tyre Tiranë- Alenaca Kuq e Zi ka reaguar lidhur me deklarimin...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›