Dëbora në vend, paralizohet qarkullimi i automjetëve në akset kryesore
Rreshjet e dëbores kanë krijuar probleme në akset kryesore të vendit, duke sjellë edhe paralizimin e qarkullimit në disa prej tyre.
Mesohet nga policia se dëbora arriti në 30 cm në segmentin rrugor të Qafë- Krrabës, e cila u bllokua për shkak të dëbores. Ndërkohë që rreshjet vazhdojnë, duke vështirësuar edhe pastrimin dhe zhbllokimin e rrugës nga bora. Po ashtu mesohet se rruga është mbuluar edhe nga mejgulla e dendur, duke sjellë një rrezik të madh për qytetarët që lëvizin në aksin nacional Tiranë-Elbasan. Policia rrugore ka ndaluar lëvizjen e mjeteve që shkojnë nga Elbasani drejt Tiranës, edhe për mjetët e pajisura me zinxhirë. Ndërkohë që Shefi i Emergjencave, Mustafa Arapi këshillon shmangien e lëvizjes së mjeteve ose në të kundërt rekomandon lëvizjen nga rruga e Durrësit. Sipas policisë disa automjete kanë devijuar nga rruga por pa pasoja në njerëz. Ndërkohë që gjatë natës pritet që situata të rëndohet edhe më tej prej uljes së ndjeshme temperaturave dhe intensitetit të lartë të dëborës.
Ndërsa probleme janë shenuar edhe në zonën e Malësisë së Madhe, ku rreshjet e dëbores me trashësi 1 m kanë bllokuar rrugën drejt Vermoshit, dhe bëhet me dije se në këtë rrugë automjetët e tonazhit të rëndë janë të vetmet që mund të kalojnë.
Ndërkohë mesohet se edhe rruga drejt Dukagjinit dhe Qafa e Tërthores është bllokuar nga rreshjet e dëbores. Automjetet kanë hasur vërshtirësi edhe në Kalanë e Dodës, në komunën Sllovë në Dibër, Martanesh, Trebishë dhe në disa fshatra të Bulqizës.
Ditën e djeshme edhe në Qafën e LLogarasë u bllokua lëvizja e automjetëve pa zinxhirë për shkak të dëbores.
Shkrime të tjera me interes:
- Elbasan- Bllokimi i rrugës, nxënësit braktisin mësimin Elbasan- Rreth 30 nxënës të klasave të ndryshme prej një...
- Greqia paralizohet nga grevat e sindikatave Greqia është paralizuar sot nga një greve e përgjitshme 24...
- Nisin reshjet e borës- Bulqizë, rrezikohet bllokimi i rrugëve nacionale Bulqizë- Moti i ftohtë, me temperatura të ulëta nën 0...