Serbi nje histori e pafund dhune
Veprimet e huliganeve serbe ne te gjithe boten ndersa UEFA deklaroi se do te nise hetimet cka mund te shikoje vendin ballkanik jashte futbollit. Dhuna ka mbizoteruar ne fushat serbe per dy dekada dhe ne skenen e Xhenoas kur tifozet miq leshuan fishekzjarre kunder mbeshtetesve te Italise ka provokuar shume dyshime mbi te ardhmen e Serbise ne kualifikueset e Euro 2012-s.
Serbia ka pasur nje histori te gjate dhe serioze me dhunen ne futboll ku shume tifoze jane te lidhur me organizata ultranacionaliste. Ne Beograd ndeshjet midis rivaleve lokale Partizani dhe Crevena Zvezdes provokojne incidente te pafundme. Shtatorin e kaluar nje tifoz francez i skuadres se Tuluzez i cili shkoi ne Beograd per te ndjekur ekipin e tij ne Ligen e Europes vdiq pasi u sulmua nga tifozet e Partizanit te Beogradit nderkohe qe eshte ne vazhdim e siper gjyqi per 14 te dyshuar ne vrasjen e tij. Tifozet serbe te cilet ishin te pranishem ne stadiumin Marrasi i thurren lavde ish-liderit serb te Bosnjes Radovan Karaxhic dhe komandantit ushtarak Ratko Mladic te dy te akuzuar per gjenocid dhe krime lufte nga boshnjakeve myslimane.
Ndeshja e se martes se grupit C u braktis pas vetem gjashte minutash kur fishekzjarre tymues u hodhen afer lojtareve midis tifozeve shtepiake. Kjo ndeshje ishte shtyre per rreth 35 minuta per shkak te mungeses se rregullit te tifozeve nderkohe qe perplasej kishte pasur edhe jashte stadiumit. Portieri i Serbise gjithashtu ishte abuzuar perpara ndeshjes nga tifozet e tjj dhe nje fishekzjarr kishte qelluar autobusin e lojtareve. Trajneri i Italise Cezare Prandeli tha se ai kishte pasur frike nga nje tragjedi dhe ish-sulmuesi i Serbise Savo Miloshevic beson se ai do ta gjente veten ne izolim pas vitesh neglizhimi. UEFA nxori nje deklarate duke thene se do te hape nje hetim per incidentet serioze ne stadiumin Luigi Ferraris nderkohe qe nuk perjashtohen sanksione te renda deri ne shkualifikimin e skuadres nga vazhdimi i kompeticionit. Vendimi do te merret me 28 tetor 2010. Miloshevic lojtari serb me me shume ndeshje nderkombetare me 102 paraqitje tha se Serbia tashme i ka dhene fund rruges se saj drejt finaleve te Polonise dhe Ukraines ne nje menyre apo nje tjeter. Kjo eshte nje nga ditet me te zeza ne historine e futbollit serb dhe denimi do te jete po i tille drastik keshtu qe fushata ne kualifikueset e Euro 2012-s duke se ka mbaruar per ne - tha Miloshevic per televizionin B92 pas pa skenat. Qeveria ka qene plotesisht e pa interesuar ne sport dhe ne problemet e tij gjate 20 viteve te fundit dhe tani Serbia do te te paguaje nje cmim shume te rende per deshtimin per te goditur huliganizmin ne menyre te vazhdueshme dhe perfundimisht.
Pas dhunes ne stadiumin e Xhenoas u arrestuan 17 persona duke perfshire dhe liderin e grupit ultras serb tashme ne nje nga burgjet e Italise. Dhuna e shfaqur ne Xhenoa nga dhuna e tifozeve serbe nuk eshte nje gje e re ne Serbi nje plage qe ka shoqeruar vendin ballkanik per gati 20 vite derisa te marren ajo u eksportua ne mase te madhe ne Europe. Prandeli tha se kjo ishte gjeja me e keqe qe ai kishte pare me ultras qe hidhnin tymuese ne fushe nderkohe qe kishin goditur autobusin e tyre gjate rruges per ne stadium. Kur une pashe ultrasit qe po perpiqeshin te thyenin xhamin midis tifozeve serbe dhe italiane dhe pashe njerezit e terrorizuar me te vertete pata frike - tha trajneri Prandeli per gazetaret. Ne nje situate te tille mjafton dhe fare pak qe ajo te shnderrohet ne tragjedi.
Perjashtimi i Serbise nga Europiani opsion i hapur
Qeveria e futbollit Europian UEFA deklaroi se do te nise nje hetim zyrtar ne lidhje me pezullimin e ndeshjes Itali-Serbi per shkak te incidenteve te dhunshme nga ana e tifozerise serbe. Takimi Itali-Serbi i zhvilluar ne stadiumin Luigi Ferraris ne Xhenoa u nderpre pas vetem gjashte minutash loje. UEFA konfirmoi sot se do te hape menjehere nje hetim te plote disiplinor ne lidhje incidentet nje parregullsie serioze te para ne ndeshje dhe rrethanat qe sollen ate - thuhej midis te tjerash ne deklaraten zyrtare te UEFA-s. Sapo te kompletohet dosja e plote me asistencen e raporteve te gjyqtarit dhe te delegatit te ndeshjes ceshtja do te vendoset perpara Trupit te Kontrollit dhe te Disiplines te UEFA-s per te marre masat e metejshme dhe sanksionet e mundshme. UEFA kujton ne komunikaten e saj se sanksionet do te jene te vlefshme per Kontrollit dhe te Disiplines te UEFA-s mund te gjenden ne nenin 14 te Rregullores se Disiplines se UEFA-s ne te cilat behet fjale si per mbylljen e stadiumit shkualifikimin nga kompeticionin ne zhvillim e siper ose dhe perjashtimin nga kompeticionet e ardhshme.
Data e propozuar per takimin e Trupit te Kontrollit dhe te Disiplines te UEFA-s per te degjuar ceshtjen ne fjale eshte 28 tetori.
Shtypi boteror Terror dhe turp serb
Shtypi sportiv boteror i kushtoi ne vemendje te vecante incidenteve ne Xhenoa qe solli dhe pezullimin e ndeshjes Itali-Serbi e ku ultras serbe dogjen para kamerave edhe flamurin shqiptar. Bishat ky ishte titulli i Gazzetta dello Sport. Gazeta tjeter sportive Corriere dello Sport Anglezet u denuan peese vjet nga futbolli europian pas tragjedise se Hejselit ne finalen Juventus-Liverpul ne Belgjike. Tani eshte koha qe kjo te ndodhe me te tjeret. Turp serb ishte titulli i prestigjiozes Marca. Dje te marten ne Europe ndodhi nje tjeter ndeshje turpi - shkruante e perditshmja sportive. Vetevrasje serbe ne Xhenoa - shkruante Sport qe nga ana e saj flet per nje nate cmendurie. El Mundo e titullon shkrimin e saj Terror dhe turp ne Xhenoa duke e shoqeruar edhe me fotot e huliganeve serbe. Ultrasit karikojne futbollin ishte titulli i El Pais.
Jeremic e pranon Huliganet serbe kriminele
Serbia zyrtare i kerkoi ndjese Italise per incidentet por jo Shqiperise
Serbia i kerkoi falje Italise pas perplasjes midis tifozeve serbe dhe policise italiane qe solli dhe anulimin e ndeshjes kualifikuese te Euro 2012-s cka mund te sjelle sanksione te renda. 16 persona mori ndihme mjekesore ne spital perfshire dhe nje oficer polic me djegie te grades se pare dhe 17 arrestime pas dhunes se ashper gjate ndeshjes Itali-Serbi. Mora nje telefonate nga ministri i Jashtem serb Vuk Jeremicm i cili me kerkoi formalisht falje ne emer te qeverise - tha ministri i Jashtem i Italisem Franko Fratini. Jeremic i njohur per qendrimin e tij ekstrem antishqiptar i premtoi homologut te tij italian Do te intesfikojme kerkime per personat pergjegjes dhe kapjen e krimineleve denimi i te cileve do te behet shembull per te gjithe. Serbia zyrtare i kerkoi ndjese Italise per incidentet e nje dite me pare gjate takimit mes dy kombetareve te futbollit por jo Shqiperise pavaresisht se flamuri shqiptar u dogj para syve te t gjithe botes. Mediat serbe e kane komentuar si turp dhe cnderim ate qe ndodhi ne stadium te marten ne mbremje. Keta ekstremiste nuk perfaqesojne ndjenjat e popullit serb tha ambasadorja serbe ne Rome Sanda Raskovic-Ivic. Sipas saj ajo qe ndodhi ishte fatkeqesi dhe dicka shume e shemtuar. Une dhe te gjithe serbet jemi te turperuar. Gjej rastin per te kerkuar ndjese ne emer te ambasades qeverise dhe gjithe popullit serb tha Raskovic-Ivic. Turp i ri tifozet nderpresin Itali-Serbi titullohet artikulli kryesor ne te perditshmen e Beogradit Blic. Ne brendesi te tij theksohet se me kete incident vijon pikiata e futbollit serb. Mund te imagjinojme se si jane ndjere kapiteni dhe futbollistet tane. Me siguri jane turperuar. Skandal ne Xhenova titullohet edicioni online i Vesti.Ndersa Vreme hapet me nje fotografi ku tifozet serbe dogjen flamurin shqiptar. Shqetesimin e ka ndjere edhe ministrja serbe e Sportit Snezana Samardzic-Markovic. Nje grup personash qe autoidentifikohen si tifoze te Serbise kane cnderuar veten e tyre dhe gjithe Serbine. Imazhet e dhunes te para ne te gjithe boten jane nje turp dhe nje goditje ndaj procesit te ristrukturimit te reputacionit te sportit serb tha ministrja.
14 Tetor 2010