Racizmi, në Gjilan digjet flamuri grek
GJILAN-Mbrëmjen e së hënës disa të rinj gjilanas kanë djegur para Teatrit të Qytetit disa flamuj grekë në shenjë pakënaqësie me provokimet dhe fyerjet e ushtrisë greke ndaj shqiptarëve. Djegien e flamujve grekë në platon e Teatrit të Qytetit e ka konfirmuar edhe Policia e Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani, ka thënë se rreth 15 të rinj gjilanas, duke përfshirë edhe veteranë të UçK-së, kanë djegur disa flamuj grekë. Hashani ka bërë të ditur se nuk kishte incidente e as fyerje në baza etnike.
Protesta në Gjilan pason atë të një dite më parë në Tiranë, ku studentë të Tiranës, Vlorës e Shkodrës protestuan para ambasadës greke kunder thirrjeve anti shqiptare qe ushtare greke kenduan ne paraden ushtarake greke Diten e Pavaresise se shtetit helen.
(d.b/BalkanWeb)