Racizmi sportisti

Adam Goodes, lojtar i futbollit australian i Sydney Swans, u bë protagonist në ndeshjen ndaj Collingwood, jo për lojën e tij në fushë, por për denoncimin ndaj një 13-vjeçareje në shkallët e stadiumit që e kishte quajtur “majmun”.
Goodes, banor indigjen i australisë, në një moment të takimit ndalon dhe i drejtohet sigurisë së stadiumit duke drejtuar gishtin nga 13-vjeçarja raciste. Menjëherë pas kësaj, dy punonjës të sigurisë e kanë shoqëruar jashtë ambienteve të stadiumit minorenen, ndërsa hetimet nisën. Vetë Goodes në një deklaratë për mediat vendase tha se i vinte keq për sjelljen raciste të vajzës dhe kërkoi marrjen e masave nga autoritetet për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen. Ofendimet raciste nuk tolerohen në një vend si Australia dhe sidomos në shkallët e impianteve sportive ku aplikohen dënime të ashpra. / Top Channel