Rada Trajkoviq mund të hyjë në qeverinë e Haradinajt

Deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq thotë se është e gatshme të punojë me çdo qeveri e cila do të garantonte zbatimin konsekuent të rekomandimeve të Marti Ahtisaarit .
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, Trajkoviq ka vlerësuar se Plani i Ahtsaarit nuk është zbatuar ashtu siç duhet për shkak se, sipas saj, Qeveria e Kosovës nuk ka shumicën e deputetëve shqiptarë por varet nga serbët. Ajo thekson se se çdo qeveri e ardhshme duhet që të gjitha ligjet që janë aprovuar dhe të cilët nuk janë në përputhje me planin e Ahtisaarit, të kthehen në rishqyrtim.
Lidhur me platformën e Beogradit për Kosovën, në të cilën për veriun e Kosovës kërkohet “autonomi territoriale”, ndërsa për serbët në jug të Ibrit “autonomi etnike”, Trajkoviq thotë se ajo është për parimin,që zgjidhja e çështjes serbe në Kosovë nënkupton “një popull dhe të drejta të njëjta”.
Ajo nuk ka përjashtuar mundësinë që të hyjë në qeverinë e Ramush Haradinajt nëse ai bëhet kryeministër. /Indeksonline/