E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliqi me ofertë të Millosheviqit për Kosovën

Humbjet e Serbisë në Kosovë duhet të ndalen ka thënë Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, duke treguar se zgjidhja e problemit të Kosovës do të zgjidhet në mandatin e tij.

“Kosova kurrë nuk do të jetë e pavarur dhe unë kurrë nuk do ta njohë ka thënë Nikoliq”.

Ndërkohë i pyetur se çfarë në të vërtetë do Serbia në Kosovë, Nikoliq u përgjigj: Ne duam të zgjidhim problemet me shqiptarët, të respektojmë Kushtetutën tonë dhe Rezolutën 1244, të cilat flasin për autonomi substanciale për Kosovën", e cila sipas tij është e ngjashme me atë që i kishin propozuar Ibrahim Rugovës më 1998. /Indeksonline/

....

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se ka ofertën e disa investitorëve amerikanë për të biseduar për Kombinatin xehetar Trepça.

“Kjo ende është në fazën e bisedimeve me biznismenët e mëdhenj nga Amerika të cilët mendojnë që me siguri të plotë mund të hyjnë në këtë biznes edhe me Serbinë të vendosin partneritet strategjik në Trepçë, gjë që do të thotë shumë, të paktën në disa drejtime në të cilat Serbia mendon për Kosovën”, ka thënë Nikoliq për agjencinë Beta, transmeton RTK duke mos dhënë detaje të tjera./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›