E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhe ne dogana per shqiptaret

DEVOLL - Ne kulmin e pushimeve te veres, eshte shtuar dhe numri i emigranteve qe vijne nga Greqia per pushime. Por pikerisht ne kete periudhe kur shtohet numri i te ardhurve dhe ka here pas here fluks njerezish dhe mjetesh ne vend kalimin kufitar te Kapshtices rikthehen radhet dhe pritjet disa oreshe ne kufi. Nje situate e tille eshte krijuar gjate oreve te para te dites se djeshme. Kete fundjave ka ardhur ne rritje te ndjeshme numri i emigranteve qe kane udhetuar nga Greqia per ne Shqiperi, e nderkaq nga pala greke ne dogane nuk eshte punuar me ritmet e duhura per te perballuar ne nje kohe sa me te shpejte kete fluks emigrantesh dhe udhetaresh.

Per te pakten 5 ore, 6 mije shqiptare, pjesa me e madhe e te cileve emigrante, jane detyruar te presin ne oret e mesnates perjashta nga ana e tokes greke per te kryer procedurat e kalimit te kufirit. Burime te policise kufitare ne kete dogane, si dhe vete udhetaret qe kane perjetuar kete gjendje, thane se radha e automjeteve arrinte nje gjatesi mbi 3 kilometra deri ne fshatin me te afert grek prane doganes se Kapshtices. Te pakten 15 autobuse me udhetare dhe dhjetera automjete te vogla me emigrante kane qendruar ne pritje para doganes greke qe i ka vonuar ne vendosjen e vilave hyrese per ne Shqiperi nga shkaqe ende te pa qarta. Qe ne mesnate dhe deri ne oret e para te mengjesit te djeshem ka qene nje situate e renduar e qarkullimit nderkufitar ne Kapshtice per shkak te vonesave qe ka sjelle pala greke. Levizja e emigranteve dhe udhetareve te tjere ka filluar te normalizohet pas ores 6 te mengjesit kur me sa duket jane nderruar turnet e doganiereve greke dhe puna e tyre filloi me ritme me te shpejta.

Radhet e gjata qe jane krijuar gjate nates ne territorin grek dhe nderprerja e perkohshme e punes dhe procedurave ne sportele ka bere qe deri ne oret e mengjesit mijera shtetas shqiptare te qendrojne ne qiell te hapur. Kjo situate ne dogane konsiderohet si nje bllokim i punes nga ana e pales greke e cila ka krijuar me vonesat e saj radhe te gjata mjetesh qe rralle here i ndesh por qe perseriten ne periudhat kur emigrantet kthehen masivisht per ne atdheun e tyre ne raste festash apo per pushimet e veres. Sipas te dhenave nga policia kufitare ne Kapshtice, ne radhe dhe pritje disa oreshe per te kryer procedurat e kalimit kufitar nga toka greke kane qene te pakten 400 mjete te vogla dhe 15 autobuse te linjave Athine -Korce dhe Selanik- Korce. Problemet me qarkullimin e njerezve dhe mjeteve ne te dy anet e kufirit kane nisur me nderrimin e turneve ndersa sipas te dhenave zyrtare mesohet se kete here shkak eshte bere nje ndryshim ne sistemin kompjuterik nga ngarkesa e te dhenave per qytetaret shqiptare pasi gjate fundjaves vetem ne dy dite kishin kaluar mbi 10 mije persona.

Gezim Ashimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›