Kakavije: Greket nuk duan fluks ne dogane
GJIROKASTER - Fundjava ka shenuar nje fluks te larte hyrjesh te emigranteve qe udhetojne per pushimet verore ne drejtim te vendlindjes nepermjet doganes se Kakavijes. Duke qene dogana me e madhe mes Shqiperise dhe Greqise serish Kakavija vazhdon te perballoje numrin me te larte te hyrjes se automjeteve dhe kembesoreve gjate ketij sezoni pushimesh. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Gjirokastres gjate fundjaves kane kaluar traun e doganes greke per ne Shqiperi rreth 8 mije emigrante dhe 2 mije automjete. Fluksi me i larte i levizjes eshte regjistruar gjate dites se shtune nderkohe qe dita e djeshme ka shenuar nje dite normale per sa i perket levizjes ne Kakavije. Ne token shqiptare kane hyre rreth 2 mije persona. Fale masave te mara nga efektivat e policise shqiptare ne sportelet e kontrollit te Kakavijes shqiptare nuk jane shenuar radhe pritjeje. "Aktualisht ne kemi perballuar me sukses kete situate duke rritur sportelet e kontrollit ne rast se konstatojme fluks te larte me qellim shmangien e radheve te pritjes gjate perpunimit te dokumenteve", thote zedhenesi i policise lokale, Gentian Mullai. Nderkohe nga ana e saj policia greke ka kerkuar qe emigrantet te mos dynden ne te njejten kohe ne doganen e Kakavijes por te perdorin edhe doganat e tjera kufitare mes Shqiperise dhe Greqise si ajo e Tri Urave (Permet) etj. B. Kore