Radikalët serbë nderuan Milloseviçin

Një delegacion i Partisë Radikale të Serbisë dhe i shoqatës “Sloboda” vendosën kurora në varrin e ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Miloshevicit, me rastin e shtatë-vjetorit të vdekjes së tij.
Delegacioni i radikalëve u kryesua nga dy nënkryetarët e partisë, Vjerica Radeta dhe Zoran Krasic.
Ata vlerësuan se Miloshevici është “vrarë” në Tribunalin e Hagës, ku po gjykohej për krimet e kryera në territoret e ish-Jugosllavisë.
Edhe nënkryetari i SPS-it dhe ministri i Komunikacionit i Serbisë, Milutin Mrkonjic, paralajmëroi se do të vizitojë varrin e Miloshevicit.
Miloshevici vdiq më 11 mars 2006, nga sulmi në zemër në qelinë e njësisë për paraburgim të Tribunalit në Hagë, gjatë procesit gjyqësor kundër tij nën akuzat për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë, Kroaci dhe nën akuzat për gjenocid në Bosnje./Indeksonline/