Ronaldinjo mund të përfundojë tek Siti
Mançester - Drejtuesit e Mançester Sitit janë duke vëzhguar nga afër situatën e Ronaldinjos tek skuadra e Milanit. KLubi anglez pritet të tentojë edhe një herë këtë verë për të marrë shërbimet e ish-futbollistit më të mirë të planetit.
Ronaldinjo në ndeshjet e fundit po lihet rezervë nga trajneri Karlo Ançeloti. Shkak për këtë mund të jetë impenjimi i pakët i tij në stërvitje. Transferimi tek Mançester Siti shihet si opsioni më i mundshëm i tij për sezonin e ardhshëm.
Roberto de Asis, vëllai dhe menaxheri i Ronaşdinjos, pritet të mbërrijo këto ditë në Milano, dhe të bisedojë më shtruar situatën e vëllait të tij. Largimi i Ronaldinjos nga Milani këtë verë mund të ketë pasoja negative për të, por edhe me stolin është e vështirë që ai të pajtohet.