Rafael Nadal në finalen e “Australian Open”
Rafael Nadal, numri një i tenisit në botë, është kualifikuar për në finalen e turneut “Australian Open”. Spanjolli Nadal mposhti me vështirësi bashkëkombasin e tij, Fernando Verdaskon, me rezultatin 3-2.
Takimi mes dy spanjollëve kishte dhe të veçantën më të madhe, pasi regjistrohet si më i gjati në historinë e “Australian Open”. Takimi gjysmëfinal mes Nadalit dhe Verdaskos zgjati plot 5 orë e 14 minuta, duke thyer edhe rekordin.
Finalisti tjetër i turneut do të jetë zvicerani Rozher Federer. Federer mundi dje në gjysmëfinalen tjetër amerikanin Endi Rodik me rezultatin e pastër 3-0. Finalja e nesërme pritet me një interes të jashtëzakonshëm, pasi Federer e ka mbajtur për vitet të tëra titullin botëror, ndërsa tani ai mbahet nga Rafael Nadal.