Inter me mbrojtje te arnuar ne Bolonja

Tekniku Mourinho eshte bere me “dhimbje koke’, pasi te shtunen kunder Bolonjes nuk do kete ne dispozicion Burdisso, te skualifikuarin, Samuel, te demtuarit Maxwell e Chivu si dhe te pezulluarin Materazzi.
Mbrojtja e Interit eshte vene ne alarm per shkak te pezullimeve dhe demtimeve te shumta.
Tekniku Mourinho eshte bere me “dhimbje koke’, pasi te shtunen kunder Bolonjes nuk do kete ne dispozicion Burdisso, te skualifikuarin, Samuel, te demtuarit Maxwell e Chivu si dhe te pezulluarin Materazzi. Ky i fundit nuk do rikthehet ne fushe para 26 tetorit edhe per shkak te nje terheqjeje muskulare.
Keto mungesa do ndryshojne vendosjen e lojtareve ne fushe, por Mourinho do te detyrohet te fuse elemente qe kane ngrohur stolin ne pjesen me te madhe te ndeshjeve. Keshtu, ne Bolonja mbrojtja do te perbehet nga katershja Rivas, Cordoba, Zanetti dhe Maicon.