Raikonen, vrer ndaj Ferrarit: Është një skuderi "politike"

TIRANE-Kimi Raikonen nuk është nga ata që kanë shumë fjalë, por kur i përmend Ferrarin, finlandezi "shpërthen". "Të lija Ferrarin ishte si një çlirim, - u shpreh piloti i Lotus për gazetën spanjolle "Marca". - Atje fitova një titull kampion dhe kalova momente të bukura. Ndoshta mund të jepja më shumë, por e di pse nuk ndodhi. Nuk dua të flas për motivet që nuk vazhdova me ta, por ju them se këtu te Lotus, sporti vjen para politikës, ndryshe nga Ferrari. Gjërat mund të kishin shkuar ndryshe", rrëfeu Kimi.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)