Salihi, një tjetër shqiptar që shkëlqen këtë javë
Hamdi Salihi është shqiptari i dytë, pas Berishës, që ka shkëlqyer këtë fundjavë në futbollin europian me dygolëshin e tij për skuadrën e Riedit. Bomberi i përfaqësueses shqiptare arriti t’i jepte fitoren 2-0 skuadrës së Riedit në përballjen me Austria Karnten.
Salihi ka ngjallur edhe një herë tjetër interesimin e shtypit austriak. Ai është shprehur se golat e shënuar janë rezultat i një pune të gjatë.
“Me apo pa dëborë, tre pikët janë shumë të rëndësishme për ne. Prandaj edhe unë jam shumë i kënaqur për fitoren. Për të ardhur deri te këta dy gola, mua më është dashur të punoj shumë. Jam i lumtur që golat erdhën pikërisht tani, kur kishte nevojë edhe skuadra”, është shprehur Hamdi salihi përpara mediave austriake.