E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlere e veshur me kombetaren dhe artistiken Remzi Limani

Zeri plot embelsi i nje emri te vecuar dhe shumehere i lakuar, me theksime te vecanta ne sensibilizimin e vlerave dhe te arriturave te shumta ne fushen e kultures, perkatesisht ne lemin e artit muzikor eshte sopranoja jone Shpresa Gashi. Se kendejmi, te shkruash per emrat e vecuar te kultures sone, eshte nder dhe obligim njerezor, por edhe pergjegjesi morale dhe intelektuale, ngase emrat e medhenj meritojne respekt, mirenjohje shoqerore dhe qasje te drejte ndaj autoritetit individual, me te cilin vishet dhe krenohet edhe vete shoqeria jone me te arriturat e individit te suksesshem sic eshte ne kete rast zonja Gashi.
Ne kete kontekst, zonja Gashi , qemoti u vesh me petkun e merituar kombetar ne fushen e muzikes se kultivuar shqip. Kjo aksiome, le te kuptojme se kemi te bejme me nje personalitet, e cila mbi dyzet vite mbeti mbi krahet e kenges, duke na dhuruar shpirtin dhe zerin e saj prej nje artisteje te merituar dhe fisnikeje te vertete, duke e dhene nje kontribut te cmuar e te begate ne pasurimin e vlerave te deshmuara kulturore ne kuptimin e evoluimit historik te kenges shqipe neper kohe me te gjitha tiparet e nje kenge, e cila do te jetoje me ne e pas nesh. Kenga e saj vazhdimisht udhetoi neper kohe dhe pati qellimin e deshmive te vlerave te stampuara, qe nuk do te shuhen kurre.
Znj. Shprese, me kohe e zuri hapin e duhur dhe e nxori nga mendja kuptimin, thelbin ose pjesen me thelbesore te shoqerise shqiptare, ku pjesa me e ndjeshme rreth nesh dhe brenda nesh, eshte pikerisht fryma kombetare e artit dhe e kultures sone. Ne kete kuptim, kenga e saj u ngrit mbi bazamentin e kombetares, duke mbire nga rrenjet e veta, per t`u pasuruar dhe per t`u shnderruar ne margaritare plot shkelqim ne vargun e gjerdanit te kultures sone kombetare. Pra, kur flasim per kenget e saja sic jane: “Kroi i fshatit tim”. “Balada per Drenicen”, “Nostalgjia” e shume kenge te tjera nga repertori i saj i pasur, duhet te themi pa hezitim dhe pa modesti, se kjo kengetare mbeti embleme e cmuar me te gjitha premisat e interpretimit profesional, me qasjen dhe simboliken e kultivimit te kenges shqipe - asnjehere pa e verejtur asnje disonance qe do ta prishte harmonine, embelsine dhe ngrohtesine e nje timbri te vecante, duke i anashkaluar prej kohesh te huazuarat dhe antivlerat e perditshmerise sone komerciale te cilat, fatkeqesisht ende cirren neper gjemat e semura te pandemise se shundit dhe antivlerave te pakripura, te cilat na serviren pa asnje kriter qe e vrasin te bukuren tone shqipe. Dhe, krejt ne fund, shfrytezojme rastin, qe ne emer te kenges shqipe dhe te adhuruesve te saj, artistes respektive - Shpresa Gashit, t`ia urojme 60- vjetorin e lindjes, me nje jetegjatesi e rrugetim te metejme mbi krahet e kenges se bardhe, duke i deshiruar gjithe te mirat ne mendjen dhe trupin e saj, qe edhe me tej, zeri i saj te rrjedhe si uji i kroit te narte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›