E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajmonda Bulku e Përnaska: Gara për zgjedhjen e Bashës në krye të PD-së, reale

mondaIsh-deputetja demokrate, Rajmonda Bulku, shprehet se gara për zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së ka qenë reale, ndërkohë që nuk ka komentuar akuzat e Astrit Patozit.

Gara për kreun e Partisë Demokratike u duk qartë se ishte reale. Procesi mu duk tërësisht transparent dhe nuk ka vend për kontestime. I gjithë procesi ishte korrekt. Ishte një garë e drejtë dhe reale. Përsa u përket deklaratave të nënkryetarit Patozi, nuk mund ti komentoj ato, pasi nuk kam qenë në Tiranë dhe nuk i kam ndjekur, se kam dëgjuar çfarë ka thënë, deklaroi Bulku për GSH.

Të njëtën gjë kanë pohuar ndërkohë edhe Lalja Përnaska dhe Myqyrem Tafaj, gjatë intervistave të dhëna për Panorama.

Nuk besoj se gara ishte e paracaktuar. Të gjitha takimet që u bënë dhe axhenda që u shpalos nga kandidatët besoj se u vlerësua dhe u ndoq nga një masë e madhe e aktivistëve tanë. Gjatë gjithë periudhës që kemi ndjekur, fushata dhe gara kanë qenë brenda parametrave të normave korrekte. Kjo përfshin axhendën e të dy kandidatëve. Në përfundim të numërimit, sigurisht që e kam uruar zotin Basha për kryetar të Partisë Demokratike, shprehet Përnaska./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›