Rajoni bie dakord per ndertimin e hekurudhave
Rajoni i Ballkanit do te zhvilloje transportin hekurudhor duke e vene ate ne krye te prioriteteve te infrastruktures. Kjo nisme u more dje ne takimin e ministrave te Transporteve te vendeve anetare te Nismes se Evropes Qendrore, qe u zhvillua dje ne Malin e Zi. Transporti hekurudhor po konsiderohet tashme si nje alternative, me kosto te ulet dhe me me pak ndotje ne ambient. Shqiperia eshte perfaqesuar ne kete takim me ministrin e Transportit, Sokol Olldashi. Gjithashtu vendet kane rene dakord qe te zhvillojne nje partneritet publik-privat ne permiresimin e infrastruktures, sidomos asaj rrugore. Per sa i perket transportit hekurudhor Shqiperia eshte duke punuar per aktivizimin e linjave te rregullta me Maqedonine, nderkohe qe ajo me Malin e Zi eshte funksionale. Gjithashtu kryeministri Berisha, pak dite me pare tha se shume shpejt do te nise ndertimi i nje linje hekurudhore Kosove -Shqiperi. Zhvillimi i dobet i infrastruktures ne rajon, eshte nje handikap per te bere vendet e Ballkanit anetare reale te Bashkimit Evropian. Veshtiresite buxhetore dhe politika komplekse, ka penguar mjaft nga keto te shtete te plotesojne kushtet qe duhen per familjen e madhe evropiane. Ndryshe ka ndodhur me vende te tilla si Greqia, Spanja, Irlanda dhe Portugalia, te cilat e kishin adoptuar me se miri standardin e infrastruktures. Nderkohe qe llogarite per vendet qe presin te anetaresohen ne BE kane rene, sidomos per anetare e rinj te BE si Rumania dhe Bullgaria. Kosova vazhdon te qendroje ne fund ne kete aspekt per shkak te statusit ende te papercaktuar. Nje forme tjeter praktike per te financuar projektet e rrjetit te transportin ne Ballkan, Bashkimi Evropian sheh marrjen e kredive tek donatore te tjeter nderkombetare dhe banka tregtare. Ne nje memorandum te firmosur ne vitin 2004 ndermjet vendeve te Ballkanit dhe Komisionit Evropian, eshte rene dakord te zhvillohen projektet rajonale dhe jo ato kombetare. Problemi eshte se trafiku i levizjes ndermjet Ballkanit dhe Bashkimit Evropian eshte rritur, ndersa lidhjet rrugore nuk po i pergjigjen ritmit te ketij zhvillimi. Ne vitin 2020 volumi i tregtise dhe trafiku i levizjeve ndermjet BE dhe vendeve te rajonit eshte parashikuar te rritet 100 per qind, thuhet ne nje raport te qeverise italiane ne lidhje me Korridorin e 8. Po nuk ka nje infrastrukture adekuate te perballoje kete zhvillim.
Rajoni, lidhje te dobeta me Evropen
Fale rivaliteteve rajonale dhe inkoherences se Evropes, endrra per nje sistem transporti modern ne Ballkan do te mbetet e tille. Ka me shume se, 10 vite kur lufta e fundit ne Ballkan ka perfunduar, vendet e rajonit kane ende nje infrastrukture shume te dobet per t'u lidhur me njera-tjetren. Shume rruge kufitare jane lene te bllokuara, nderkohe qe duhen 20 ore me makine dhe 36 ore me tren per te pershkruar 1000 kilometra ndermjet, pjeses lindore te Rajonit, bregdetit Adriatik dhe ekstremit lindor te rajonit Detit te Zi.
Bashkepunimi ndermjet 9 vendeve te rajonit, Bashkimit Evropian dhe organizatave te medha nderkombetare per permiresimin e transportit ne Ballkan si nje nga prioritetet kryesore per zhvillimin ekonomik dhe levizjen e lire te njerezve ngelet ende i pamjaftueshem. Vitet e konfliktit dhe izolimi ende po e marrin pagesen, mosmarreveshjet, nacionalizmat po pengojne ende progresin. Nga ana tjeter komuniteti nderkombetar ka shume plane te lidhe Ballkanin me Evropen, e cila ka treguar keto kohe se eshte duke pergatitur politika zhvillimi qe perfshijne pervec transportit edhe energjine elektrike. Nderkohe qe vete shtetet e Ballkanit kane ne plan te ndertojne tre arterie rrugore per tu lidhur ndermjet tyre. E para eshte autostrada Shqiperi-Kosove qe lidh edhe Serbine Lindore. E dyta eshte autostrada ne kryqezimin kufitar, qe lidh Maqedonine me Bullgarine. Dhe po keshtu Bullgaria Jugore do te lidhet nepermjet nje autostrade me fqinjet e saj greke. Nga ana tjeter Bashkimi Evropian ka projekte ambicioze transkontinentale per transportin, i zhgenjyer nga keto nismat e fundit ballkanike, te cilat jane ne veshtiresi per te siguruar fonde.