E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku Urban paralajmëron grevë

Sindikata e Pavarur e Trafikut Urban ka paralajmëruar grevë të përgjithshme, në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre, të cilat janë parashtruar te Bordi i Drejtorëve të Trafikut Urban.

Kjo sindikatë, në mbledhjen e mbajtur para dy ditësh, ka shqyrtuar gjendjen e punëtorëve të kësaj organizate dhe ka marrë vendim që në rast se nuk përmbushen kërkesat e parashtruara më parë te Bordi i Drejtorëve të Trafikut Urban, deri më 24 maj 2010, punonjësit do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Kërkesat e sindikalistëve janë rritja e të ardhurave personale për 70 për qind, ndërprerja e kontratës me Kompaninë "Falcom Group", për shkak të mosrespektimit të kontratës, dëmtimin financiar të Trafikut Urban dhe shërbime të dobëta për udhëtarë.

Kërkesë tjetër është pagesa e regjisë të ngrihet për 80 për qind dhe pritja për punë të ngrihet 100 për qind. Ndër kërkesat e tyre është edhe pagesa e 4 pagave të mbetura borxh nga viti 2006 si dhe lirimi i tregut nga operuesit ilegalë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›