Banka nuk ndryshon cmimin e lekut
Norma baze e interesit per monedhen vendase, lekun nuk pritet te ndryshohet sot nga Keshilli i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise, ka programuar te marre ne shqyrtimin e cmimit te lekut. Aktualisht interesi baze i monedhes vendase eshte 5.75 per qind, pas nje ulje me 0.5 pike qe u aplikua vitin qe shkoi. Zakonisht Banka e Shqiperise nderhyn ne interesin baze te lekut, kur cmimet ne tregje kane kaluar parashikimet. Mirepo inflacioni i larte i muajve te fundit, nuk do te perbeje shkak per ndryshimin e normes se interesit pasi rritja nuk eshte bazuar ne faktore afatgjate. Megjithate fill pas mbledhjes se Keshillit te Mbikeqyrjes, guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani do te dale sot ne nje konference per shtyp ku do te jape shpjegime per zhvillimet e fundit ekonomike ne vend dhe zhvillimet ne sistemin financiar vendase, ne raport me zhvillimet ekonomike ne vend dhe jashte. Qendrimi i Bankes se Shqiperise per mosndryshimin e normes se interesit mbeshtetet ne konsolidimin e metejshem te stabilitetit te sistemit financiar ne vend, duke reduktuar luhatshmerine e treguesve te bilancit te pagesave dhe duke krijuar kushte per nje pershtatje me te kontrolluar te agjenteve ekonomike me kushtet e reja monetare e financiare. Norma baze e interesit, e njohur ndryshe edhe si cmimi i mbajtjes se parase, eshte norma e percaktuar nga Banka e Shqiperise per te mbajtur inflacionin brenda kufijve te synuar. Kjo norme luan rolin e instrumentit kryesor, te perdorur per te percuar sinjalet e politikes monetare ne ekonomi.
Cmimi
Norma baze e interesit, e njohur ndryshe edhe si cmimi i mbajtjes se parase, eshte norma e percaktuar nga Banka e Shqiperise per te mbajtur inflacionin brenda kufijve te synuar. Kjo norme luan rolin e instrumentit kryesor, te perdorur per te percuar sinjalet e politikes monetare ne ekonomi.