Rajoni pa roaming, hapi i radhës, reduktimi i tarifave të roaming me vendet e BE

Nga 1 korriku janë hequr tarifat e roaming për qytetarët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e nënshkruar në 2019-en u lehtësua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe u mbështet nga qeveritë e 6 vendeve.
Qytetarët e Shqipërisë nuk do të paguajnë më shumë për komunikimet celulare kur udhëtojnë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë Hercegovinë dhe Serbi. Nga forumi i Prespës Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, tha se shpreson që e njëjta dakordësi të arrihet edhe për marrëveshje të tjera.
Hapi i radhës ku është angazhuar KBR është reduktimi i tarifave të roaming me vendet e BE-së.