E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajs: SHBA-të do të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën

Liderët kosovarë, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Thaçi u takuan sot në Uashington me sekretaren amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs.

Në një konferëncë të përbashkët për media, Rajs e vlërësoi këtë momentë si historik dhe premtoi se SHBA-të do të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën.

“Ky është moment historik. Kosova, presidenti dhe kryeministri i saj kanë mikun e tyre, SHBA-të", tha Rajs pas takimit me liderët kosovarë.

Sekretarja amerikanë deklaroi se SHBA-të do të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën duke përmendur shumën prej 400 milionë dollarësh, të ofruar në Konferencën e Donatorëve.

Rice gjithashtu në këtë takim ka përuruar liderët kosovarë për progresin e bërë në zbatimin e Planit të Ahtisarit.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu shprehi falënderimet dhe zotimet se institucionet  do të vazhdojnë punën për të ndërtuar një Kosovë e cila do të bëhet faktor i paqës dhe stabilitetit në rajon..

"Shprehëm falënderime por edhe dhe zotimet tona se do të vazhdojmë me këtë qasje. Kemi objektiv te ndërtojmë një Kosovë, atdhe të të gjithëve. Për ne do të jetë po ashtu edhe kjo një kthesë e veçantë në kuptim të ringjalljes ekonomike të Kosovës dhe në synimin që Kosova të bëhet faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon" deklaroi presidenti Sejdiu.

Poashtu edhe kryeministri, Hashim Thaçi deklaroi se Kosova është vend i paqës, i stabilitetit dhe i bashkëpunimit me vendet e rajonit në të ardhmen edhe me Serbinë. Ai tha se Kosova ka arritur progres në periudhën gjashtëmujore pas pavarësisë.

Delegacioni kosovarë me ftesë të presidenti amerikanë, Xhorxh Bush gjendet për vizitë zyrtare në SHBA.

Takimi mes liderëve kosovarë dhe presidentit Bush është të paraparë të zhvillohet të hënën. (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›