E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojani, letër OKB-së dhe BE-së për çështjen e emrit

Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani do t’i dërgoj letër organizatave ndërkombëtare për t’i informuar lidhur me letrat e shkëmbyera mes kryeministrave të Greqisë dhe IRJM-së, njofton agjencia greke e lajmeve ANA- MPA.

Letra e Bakojanit është e lidhur me letrën të cilën sot kryeministri Karamanlis ia dërgoi kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Bakojani letrën do t’ia dërgoj shefit të diplomacisë françeze, Bernard Kushner, Komisionerit për Zgjerim, Oli Ren, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki- Mun. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›