E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret, policia : Do penalizojmë edhe zyrtarët që shpërdorojnë detyrën

Drejtuesit e policisë së Qarkut të Gjirokastrës kanë paralajmëruar se për të shmangur vatrat problematike të zjarreve do të ndëshkojnë ligjërisht edhe zyrtarët për të cilët mund të ketë prova se kanë shpërdoruar detyrën. “Ne do të jemi të ashpër me këdo që implikohet në rastet e zjarreve për të cilat më pas vërtetohet se janë të qëllimshme madje edhe me kryepleqtë, drejtuesit e komunave etj. nëse provohet se në këto raste ata kanë shpërdoruar detyrën”, thotë drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër, Hysni Burgaj. Sipas tij, nisur nga përvoja e vitit të kaluar rreth 90% e vatrave të zjarrit që janë rregjistruar në Qarkun e Gjirokastrës kanë qenë zjarre të qëllimshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›