Raketat izraelite godasin Sirine

Televizioni shtetëror sirian njoftoi se raketat izraelite kanë goditur një qendër kërkimore të ushtrisë në afërsi të Damaskut, i dyti sulm ajror i raportuar brenda dy ditëve në vend.
Banorët e zonës dëgjuan shpërthime të fuqishme pranë kompleksit të Xhamrajasë. Ata i thanë BBC-së se pozicionet ushtarake aty pranë ishin qëlluar gjithashtu. Xhamrajaja ka qenë në shënjestër të një sulmi izraelit edhe në muajin janar. Pamje amatore të hedhura online, pretendohet se tregojnë shpërthimet e fundit. Për autoritetet siriane, goditja e Xhamrajasë dëshmon ekzistencën e një lidhjeje organike mes shtetit hebre dhe rebelëve. “Sulmi i ri izraelit është një përpjekje për të ngritur moralin e grupeve SiriaSiri, aktivistët akuza për spastrim etnik Avionët izraelitë sulmojnë Sirinë Obama: Nuk dërgojmë trupa në Siri terroriste, të luhatur nga mësymjet e ushtrisë tonë fisnike”, ishte mesazhi i përcjellë në televizionin shtetëror që në pjesën e fundit i referohej ofensivave të forcave të Bashar Al Assad-it. Një zyrtar izraelit e konfirmoi më herët se avionët e Izraelit sulmuan të premten një ngarkesë raketash brenda Sirisë. Raketat besohet se kishin për destinacion militantët e Hezbollahut në Libanin fqinj. Këto sulme vijnë në mesin e raporteve për masakra në një fushatë spastrimi me në qendër konfliktet sektare në zonat bregdetare të vendit. Shpërthimi ne Xhamraja ishte më i fuqishmi i regjistruar në kryeqytet që nga fillimi i konfliktit dy vjet më parë. Banorët që jetojnë aty pranë kanë ndjerë një tërmet të lehtë, çka tregon se raketat mund të kenë goditur një depo nën tokë.