E Diel, 1 Nëntor 2026

eshtja Limaj Krasniqi EULEX te zbatoje ligjet

Kreu i Kuvendit në Kosovë, Jakup Krasniqi i kërkon EULEX-it të respektojë Kushtetutën e Kosovës sa i takon fletarrestit për deputetin Fatmir Limaj. Në kushtetutë në mënyrë shumë të qartë thuhet se deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të ndalohet dhe arrestohet, përderisa është duke kryer detyrën e  deputetit.

“Ne kërkojmë që gjithë ata  që e thonë çdoherë , askush mbi ligjin, atëherë le të mbetet  askush mbi ligjin. Ligji ka përcaktuar shumë qartë këto çështje”, tha Jakup Krasniqi, Kryetarë i Kuvendit të Kosovës.

Kreu i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi  tha se nuk ka acarim të marrëdhënieve me EULEX-in, pasi Kushtetuta e Kosovës lejon hetimet që nuk janë kryer brenda fushë veprimtarisë së deputetit. “Ne nuk po krijojmë  armiqësi  me EULEX-in dhe mendoj që edhe Kryeministri edhe të gjitha institucionet në Kosovë janë për respektimin e kushtetutës. Kushtetuta e përcakton shumë qartë këtë çështje. Kushtetuta jonë mendoj që është zgjedhja më e mirë e mundshme për përkufizimin e imunitetit .Në Shqipëri nuk mund të fillon asnjë procedurë penale  për njerëzit që kanë imunitet”, vijoi Krasniqi.

Vendimin përfundimtar për  heqjen e imunitetit të një deputeti e ka Kuvendi i Kosovës, që vepron pas propozimit nga Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›