Raketë nënujore turke në ujrat greke, panik
ANKARA- Nje raketë nënujore e lëshuar nga një anije turke si pjesë e stërvitjes ushtarake ka shkaktuar panikë në Greqi pasi hyri në ujërat e Detit Egje.
Nga sa është publikuar nga mediumet në Ankara „Në vend që të lëvizë sipas trajektores së planifikuar nga Libani për në Izmir raketa (e cila përbëhet nga një helikë dhe ndjek nëndetësen kundërshtare deri sa ta arrijë) ka ndryshuar drejtimin e vet për në Athinë dhe ka kaluar në jug të ishullit Rodos duke depërtuar në ujërat territoriale greke.
Sipas zyrtarëve ushtarakë grekë, raketa nënujore ka kaluar 60 kilometra nga Athina, cka ka shkaktuar ngritjen e nivelit të sigurisë nga ushtria greke.
Për fat të mirë raketa ka ndryshuar drejtimin, pa u përballur me një luftanije greke dhe pastaj ka vazhduar udhëtimin e saj drejt Izmirit.
Ministri grek i Mbrojtjes, Evangelos Venizelos,- citon makfax- tha se rasti do të konsiderohet si incident i paqëllimshëm dhe rikujtoi se luftanijet turke shpesh depërtojnë në ujërat territoriale greke.
Nga ana tjetër, autoritetet në Ankara lajmëruan se nuk bëhet fjalë për ndonjë incident sepse është e lejuar tranzitimi i anijeve ushtarake që kthehen nga operacionet dhe stërvitjet ndërkombëtare.
(s.g/BalkanWeb)